19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Pak fjalë për profesorin tim Ismet Ademi nga Mitrovica, misionarit të kulturës dhe diturisë

Jo më kot shoqëria njerëzore investon për të pasur arsim të mirë, mësues e edukatorë që i japin shpirtin arsimit, për t’i bërë qytetarët të aftë dhe për ta bërë shoqërinë të zhvilluar.

“Arsimimi duhet të jetë prioritet i prioriteteve për formimin e një individi sfidues të realiteteve të vështira lokale dhe globale”, kështu me tha njëher profesori im, Ismet Ademi, të cilin unë e quaj misonar të kulturës dhe diturisë.

Thuhet se mirënjohja është virtyti më i virtytshëm për njeriun. Të mirën mund të mos e shpërblesh kurrë, por të njohësh dhe të mos e harrosh atë, është shpërblimi më i madh!

Andaj e di që nuk do të bëjë ndonjë nam të madh me këta rreshta që do t’i shkruaj për profesorin Ismet, por gjithsesi e ndjejë obligim moral dhe njerëzor që sado pak ta shlyej një borxh ndaj këtij njeriu që ishte dhe do të mbetet model për gjenerata.

Nuk i’a kam harruar fjalët, këshillat dhe veprat e tij, por jam i pafuqishëm t’ia shpërblej.

Vërtetë unë kam pas fatin që kujdestar klase ta kem një profesor të kalibrit evropian, një profesor me moral të lartë i pajisur me cilësi të rralla, me vullnet të hekurt, me karakter të fortë, dhe plotë dashuri ndaj të tjerëve.

Profesori Ismet ka shumë autoritet në shoqëri, një figurë e nderuar dhe e respektuar nga mbarë opinioni mitrovicas por jo vetëm.

Sot, gjithë shkollimi, edukimi dhe jeta ime është ndërtuar mbi themelet e edukatës së profesorit tim, Ismet Ademi.

Takimet, bisedat e diskutimet mbi çështjet e ndryshme kanë qenë për mua një shkollë në vete, një shkollë e vërtetë. Ai ishte një bashkëbisedues i këndshëm, që të tërhiqte vëmendjen e të mahniste me kulturën, por dhe me mënyrën e komunikimit e të shpjegimit të gjërave.

Kur e pyetën Kryeministrin japonez mbi sekretet e zhvillimit teknologjik ai u përgjigj: “Mësuesit i dhamë rrogën e ministrit, imunitetin e diplomatit dhe autoritetin e Perandorit”.

Profesori Ismet nuk e kishte kurrë rrogën e një ministri, edhe pensionin e ka 20 herë më të vogël sesa paga e një deputeti, por një gjë është e sigurt: ai ka imunitetin e një diplomati dhe ka autoritetin e Perandorit.

Për mua do të mbetesh gjithmonë një udhërrëfyes se si duhet të ndërtohet karriera morale dhe profesinale.

Profesor, nderim përjetë veprës tuaj të ndritur dhe misionit fisnik që pate!

Zoti të dhasht jetë dhe shëndet!

Me dashuri dhe respekt,

Fidan IBRAHIMI – Ish nxënës i jauj nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë, “Dr. Xheladin Deda”, Mitrovicë

 

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles