Site icon Prishtinapress

Pajaziti: Muri, treni dhe skenarët e tjerë të Serbisë, rezultat i fitoreve që kemi arrit në bisedime (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se është trishtuese që elita politike e Serbisë me të kaluarën që e kanë po arrijnë ta mashtrojnë nomenklaturën politike të BE-së.

Pajaziti në emisionin Rrokum Roll sa i përket linjës së re hekurudhore Beograd- Mitrovicë, u shpreh se ky është një provokim i radhës i Serbisë.

“Serbia po vazhdon të abuzojë me gatishmërinë tonë për dialog dhe se po abuzon edhe me vetë serbët që janë në Kosovë të cilët po rrezikon t’i izoloj”, ka thënë Pajaziti.

Ai ka përmendur edhe rezolutën për lirimin e Haradinajt, për të cilën ka thënë se të gjithë deputetët kanë dashur që të lirohet Haradinaj.

Pajaziti ka thënë se e jona është të punojmë për t’i zgjidhur problemet që i kemi të shumta në vend.

Sipas tij, simbolikat e Serbisë, sikur është treni dhe muri janë provokime që nuk sjellin prespektivë por vetëm izolim për Serbinë.

Shefi i deputetëve të PDK-së ka thënë se është e rëndësishme që muri në veri duhet të largohet, por ngjarjet e fundit kanë bërë që këto edhe munden me qenë të ndërlidhura.

“Rasti i trenit dashtë e pa dashtë do të bëhet temë e parlamentit, por duhet pa sa janë efektive këto mënyra që këto abuzime të Serbisë të stopohen”, ka shtuar Pajaziti.

Ky tren i duhet sikur Kosovës ashtu edhe Serbisë, por ky tren në këtë mënyrë nuk mundet të bëhet urë komunikimi por urë ndarje dhe izolimi dhe kjo do t’i kushtojë më së shumti vetë serbëve në Kosovë.

“Serbia po e shantazhin progresin e Kosovës, dhe kjo ka ndodhur gjithmonë me Serbinë sa herë që vendi ynë ka pasur progres, Serbia ka dalë gjithnjë me një provokim sikur është tash rasti i murit por edhe i trenit”, ka nënvizuar Pajaziti.

 Derisa për kauzat e opozitës ai ka thënë se edhe ata duhet të punojnë për të mirën e vendit, e në këtë rast edhe për liberalizimin e vizave.

https://www.youtube.com/watch?v=LO_F9wZqN-A

Exit mobile version