Site icon Prishtinapress

Pajaziti: Dalja e Listës serbe në opozitë nuk do ta lëkundë Qeverinë

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka bërë me dije se dalja e Listës serbe në opozitë nuk do ta lëkundë Qeverinë.

Pajaziti në një intervistë për “Epokën e re” tha se zgjedhjet e reja nuk janë në interes të agjendës shtetërore të Kosovës, duke shtuar se asnjëra prej partive politike shqiptare nuk e ndien veten komode të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

“Tani për tani as partnerët tanë nuk i mirëpresin zgjedhjet e reja dhe nuk mendoj se ato mund të ofrojnë zgjidhje”, ka thënë Pajaziti, i cili e ka ftuar Listën serbe të reflektojë dhe të marrë përgjegjësinë që ia kanë qytetarët serbë të Kosovës në zgjedhje.

Sipas tij, ky subjekt politik me veprimet në ditë e fundit, po e defaktorizon veten.

Exit mobile version