Site icon Prishtinapress

Pacollit i dështon plani për keqpërdorimin e emrit të Adem Jasharit për vota

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas kritikave se po përdorë emrin e heroit Adem Jashari për vota, e ka fshirë fjalinë e statusit të djeshëm ku kishte përmendur emrin e komandantit.

Ai fillimisht, kishte treguar se partisë së tij, i janë bashkuar disa pjesëtarë, që sipas tij, janë të afërt të komandantit legjendar Adem Jashari.

Pacolli, duke keqpërdorur emrin e komandantit Adem Jashari, ka thënë që përveç Hasan Jasharit dhe vëllait të tij Dibran Jashari, udhëheqës i zyrës së punësimit në Skenderaj, AKR-së, i janë bashkuar edhe 15 veta të tjerë anëtarë të familjes së këtyre dy të lartpërmendurve.

“Gjithmonë kënaqësi të jemë në mesin e njërëzve që luftuan për lirinë e Kosovës. AKR-së sot ju bashkuan pjesëtarët e familjes Jashari nga Prekazi (të afërt të komandantit legjendar Adem Jashari).
Bëhet fjalë për Avokatin e mirënjohur Z. Hasan Jashari, vëllain e tij Z. Dibran Jashari, udhëheqës i zyrës së punësimit në Skenderaj si dhe 15 veta tjerë, anëtar të familjeve të tyre.

Me këtë rast të gjithë u pajisen me kartelat partiake të AKR-së”, ka shkruar ai, duke përfunduar me atë se me AKR-në, do t’i japin vlerë lirisë.

Por pas kritikave se po e keqpërdorë emrin e Adem Jasharit për vota, ai e ka edituar statusin ku e ka fshirë emrin e tij.

“Gjithmonë kënaqësi të jemë në mesin e njërëzve që luftuan për lirinë e Kosovës. AKR-së sot ju bashkuan pjesëtarët e familjes Jashari nga Prekazi”, thuhet në fjalinë e edituar të statusit të tij në Facebook.

Exit mobile version