Site icon Prishtinapress

Pacolli sot në Berlin, takon homologun gjerman Maas

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Qeverisë së Gjermanisë, Heiko Maas, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, sot do të udhëtojë në Berlin, ku do të pritet nga homologu i tij gjerman, Maas.

Maas dhe Pacolli do të bisedojnë për temat aktuale, me fokus të veçantë në marrëdhëniet bilaterale në mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke filluar nga nevoja e pranisë edhe më të madhe të ekonomisë dhe investimeve gjermane në Kosovë, njohja reciproke e patent-shoferëve mes shtetasve të Gjermanisë dhe Kosovës, përkrahjen edhe të mëtejshme të diplomacisë së Gjermanisë në njohjet e shtetit të Kosovës etj.

Në fokus të veçantë do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe negociatat për marrëveshjen përfundimtare në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e ku Gjermania luan një rol të rëndësishëm.

Ministrat Maas dhe Pacolli pas takimit do të flasin edhe para mediave gjermane në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Exit mobile version