16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli-raportuesit Soltes: Pasi ratifikuam demarkacionin, presim lajme të mira për vizat

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës,  Behgjet Pacolli, është takuar sot me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes,  dhe një pjesë tjetër të stafit nga Parlamenti Evropian.

Pacolli fillimisht e ka uruar parlamentarin  evropian për mandatin e tij, përderisa ka shprehur mirënjohje edhe për punën dhe angazhimin e paraardhëses së tij.

Ai e ka njoftuar Soltesin për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë për punën dhe angazhimin e Institucioneve të Kosovës në implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,  Agjendës së Reformave Evropiane si dhe mbi përmbushjen kritereve të fundit mbi liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës është e bindur se pas ratifikimit të Marrëveshjes mbi Demarkacionin me Malin e Zi, Komisioni Evropian do të vlerësojë pozitivisht përpjekjet e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. ”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka edhe synimin e Kosovës, që të aplikojë për statusin e kandidatit në të ardhmen e afërt, ndërkohë që ka bërë thirrje për mbështetjen e Parlamentin Evropian tek shtetet jo-njohëse të BE-së dhe për përkrahje në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.

Nga ana e tij, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian,  Soltes, ka vlerësuar progresin e gjithmbarshëm të arritur nga ana e Institucioneve të Kosovës mbi implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,  Agjendës së Reformave Evropiane si dhe përkushtimin në lidhje me përmbushjen e kritereve të fundit mbi liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles