Site icon Prishtinapress

Pacolli: Nuk do të lejojmë ekstradimin e asnjë qytetari tanë bazuar në fletarrestet e lëshuara nga Beogradi

Ndonëse më herët kishte thënë se do të lirohet shumë shpejt, Tomor Morina, ish-pjesëtar i UÇK-së vazhdon të mbetet në Maqedoninë Veriore, ku u burgos me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Në një postim në Facebook, kreu në detyrë i diplomacisë kosovare thotë se pavarësisht faktit që kanë vazhduar angazhimin me autoritetet e Shkupit për të siguruar lirimin e Timor Morinës, kjo ende nuk ka ndodhur.

“Më vjen keq që gjykata e Maqedonisë veriore ka dhënë një urdhër për para-burgim për z. Morina bazuar në një urdhër arresti politik të lëshuar nga Serbia. Ne do të vazhdojmë të punojmë për lirimin e tij dhe t’i bëjmë thirrje Shkupit të veprojë si të gjitha vendet në Evropë që i kanë hedhur poshtë këto urdhra politik për arrest të lëshuar nga Beogradi. Për një gjë jam i sigurt, që ne nuk do të lejojmë ekstradimin e asnjë qytetari tanë bazuar në fletarrestet e lëshuara nga Beogradi. Kjo është vijë e kuqe për Kosovën”, shkruan Behgjet Pacolli.

Exit mobile version