Site icon Prishtinapress

Pacolli: Ne fituam luftën, por rrezikojmë të humbim paqen nëse nuk veprojmë në kohë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se të gjithë po e shohin se në  mesazhet e ambasadorit amerikan Grenell, të Dërguarit Presidencial për dialogun, fjala kyçe është ekonomia.

Pacolli ka theksuar se ajo çfarë po deklaron Grenell për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë s’është diçka e re, por është një eksperiencë që e kanë ndjekur shumë vende të botës.

“Kjo që thotë Ambasadori, në vijën e mësimeve të Presidentit Trump për zgjidhjen e konfliktit nuk është zbulim i madh. Është eksperienca e përbotshme e post konflikteve që e afirmon këtë. Mësimet e kësaj eksperiencës janë para nesh! Kjo ndodh ndërsa ne të pushtuar nga polemika ndër-shqiptare shterp jemi të verbër dhe të shurdhër për t’ i kuptuar këto mësime”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Shkrimi i plotë:

“Po e shofim që në të gjithë mesazhet e Ambasadorit amerikan Grenell, të Dërguarit Presidencial për dialogun, fjala kyçe është ekonomia. T’i japim të ardhme të rinjve; vende pune; zgjidhjet do vijnë nga ekonomia; duhet të dëgjojmë komunitetin e biznesit! Etj.

Kjo që thotë Ambasadori, në vijën e mësimeve të Presidentit Trump për zgjidhjen e konfliktit nuk është zbulim i madh. Është eksperienca e përbotshme e post konflikteve që e afirmon këtë. Mësimet e kësaj eksperiencës janë para nesh! Kjo ndodh ndërsa ne të pushtuar nga polemika ndërshqiptare shterp jemi të verbër dhe të shurdhër për t’ i kuptuar këto mësime.

Prej 2004 i kam thënë këto të vërteta, kam punuar për to, jam sulmuar për to. Jam shumë i nderuar që nuk jam vetëm në artikulimin e tyre! Shpresoj se ka shumë mes nesh që do dalin nga kllapia e demagogëve të rrejshëm që e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të sotmen e tyre me retorikë lufte dhe do punojnë të ndriçuar nga të vërteta të thjeshta si këto! Ne fituam luftën, por rrezikojmë të humbim paqen nëse s’ veprojmë në kohë! Kemi humbur kohë, por të mos humbim as miqtë që na ndihmuan atëherë dhe sot!
Më mirë vonë se kurrë”.

Exit mobile version