Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit SHBA, Donald Trump, nuk duket se ishte i ftuar zyrtarisht.
Pacolli kishte thënë se është i vetmi kosovar, që ka marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e ceremonisë së inaugurmit të Trumpit, por në bazë të fotografive nga ky manifestim nuk duket se kryetari i AKR-së ishte i ftuar zyrtarisht nga organizatorët.
Në pamjet e transmetuara nga rrjeti televiziv CNN, Pacolli shihet në mesin e pjesëmarrësve të shumtë në këtë manifestim, madje pa karrige të rezervuar, duke qëndruar në këmbë.