Site icon Prishtinapress

Pacolli, Matoshi e Maxhuni raportojnë para komisioneve

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, pritet të raportojnë sot para komisioneve të ndryshme në Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit, Pacolli do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, duke filluar nga ora 11.00.

Kurse, ministri Matoshi, do të raportojë para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me hidrocentralet dhe problemet tjera mjedisore, duke filluar prej orës 12.00.

Veç tyre raportim para Komisionit Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot mbanë edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni.

Exit mobile version