2.8 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli ia huq me parashikime: Të martën në ora 11:00, Kosova anëtare e INTERPOL-it

Kosova sot dështoi të bëhet pjesë e  familjes botërore të policisë, INTERPOL-it.

As në votimin e parë, e as në të dytin, Kosova nuk arriti të marrë 2/3 e votave të shteteve anëtare të kësaj organizate, e të cilat ishin të nevojshme për pranim, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, një ditë para votimit, shefi i diplomacisë kosovare shprehej mjaft optimist se Kosova do të arrijë të pranohet në INTERPOL.

Madje, ai dje deklaronte, se sot Kosova në orën 11:00 do të jetë pjesë e INTERPOL-it.

“Shpresoj që nuk do të ketë surpriza negative dhe Kosova nesër që nga ora 11:00 me kohën lokale do të jetë anëtare e Interpolit. Unë e di që shumë shtete do të votojnë pro, shumë shtete kanë premtuar votën, sidoqoftë votimi do të jetë i fshehtë, nuk e di se a do ta mbajnë fjalën krejt, por konsideroj që Kosova do ta kalojë këtë kompeticion”, deklaronte Pacolli.

Mirëpo, ky parashikim i Pacollit nuk doli, dhe rrjedhimisht Kosova dështoi të bëhet pjesë e INTERPOL.

Kreu i diplomacisë kosovare ende nuk është deklaruar për një dështim të tillë.

Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës po fajësojnë Serbinë për rezultatin e sotëm.

Kjo u tha sot përmes një reagimi për media.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles