Site icon Prishtinapress

Pacolli dorëzon në Prokurori dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli sot ka transferuar në Prokurorin e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidale kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave.

Këtë e ka bërë të ditur, këshlltari i tij, Jetlir Zyberaj.

Ai ka thënë se këto dokumente do të sjellin Ivica Daçiç dhe njerëzit e tij në sallën e gjyqit si të akuzuar për politikat e tyre gjenocidale në Kosovë.

Postimit i plotë i Zyberaj:

Sot, Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka transferuar në Prokurorin e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidale kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave, MUP-i, grupet paramilitare të kontrolluara nga Beogradi dhe grupet e tjera lokale të armatosura serbe që kryenin spastrimin etnik dhe vrasjet masive.

Ne duhet të lëvizim për t’i treguar botës historinë tonë, të kaluarën tonë, vuajtjet tona. Ne nuk mund të lejojmë rishkrimin e të kaluarës nga digura të korruptuara si Dick Marty të cilet përdorin materiale të siguruara nga MUP-i, Ushtria dhe Inteligjenca Serbe kundër Kosovës, të njëjtat institucione që vranë shqiptarët tani për të bërë drejtësi. Do të ishte sikur të përdorni dokumentet e dhëna nga nazistët kundër Hebrenjevë që luftuan për liri në Ghetto të Varshavës. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Këto dokumente do të sjellin Ivica Daçiç dhe njerëzit e tij në sallën e gjyqit si të akuzuar për politikat e tyre gjenocidale në Kosovë.

Exit mobile version