13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli do të depozitojë në Prokurori 10 mijë faqe dëshmi për krimet e luftës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se 10 mijë faqe material me prova të krimeve të luftës së Serbisë në Kosovë do t’i dorëzohen Prokurorisë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se këto materiale nuk janë trajtuar asnjëherë më parë dhe se tashmë prokurorët e Kosovës do të kenë mundësi t’i trajtojnë.

Pacolli: 10 mijë faqe material me prova të krimeve të luftës së Serbisë në Kosovë

“Pasi kam marrë kontakt me organet e Prokurorisë, kam vendosur të depozitoj 10 mijë faqe material me prova të krimeve të luftës së Serbisë në Kosovë, janë materiale që nuk ka pasur qasje askush nga Kosova, materiale që përshkruajnë ngjarjet në detaje dhe këto në ditët në vijim do t’i dorëzohen prokurorëve tanë, ta shohim çka do të mund të ndërmarrin. Janë dokumente praktikisht që janë aty, nuk janë trajtuar asnjëherë dhe siç kam mundur të vërejë sipas informatave që kam diku 95 për qind kriminelët, të cilët janë të përmendur në këto dokumente sot veprojnë dhe lëvizin lirshëm…Ne nuk mund të bashkëjetojmë me kriminelët, jam i bindur se ata janë këtu diku, ata janë në Serbi diku vijnë edhe në Kosovë dhe kjo nuk duhet të jetë e mundur”, tha ai.

Pacolli deklaroi se kriminelët e luftës duhet të përfshihen në listat e Interpolit dhe se duhet që ta kushtëzojnë Bashkimin Evropian që ta bëjë një qëndrim politik që të kërkojë nga Serbia që t’i dorëzojë kriminelët e luftës në Kosovë.

Ai tha se asnjëherë nuk duhet të harrohet gjenocidi, ndërsa detyrë historike e Kosovës është të dokumentojë vrasjet, dhunimet, torturat, dëbimet me forcë dhe krimet tjera të luftës të kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

“Këto dokumente janë përdorur nga Tribunali i Hagës në disa raste të lidhura me Kosovën dhe disa raste jo, ato tregojnë thellësinë e krimeve të luftës të kryera në Kosovë. Ato tregojnë përgjegjësinë personale të ushtarëve, komandantëve, politikanëve dhe individëve të tjerë që punonin brenda shtetit të Serbisë gjatë luftës. Po jetojmë në kohën kur mohimi i krimeve të luftës, madhërimi dhe glorifikimi i Millosheviqit dhe njerëzve të tij po bëhet rrjedhë kryesore. Madje, glorifikuesit e marrin edhe çmimin Nobel, sot e dini që ndahet çmimi Nobel për një njëri të cilin asnjëherë nuk është dashur bashkësia ndërkombëtare ta lejojë këtë. Mohimi i gjenocidit dhe krimeve të luftës mund të ndalet vetëm me miratimin e një ligji që e sanksionon veprimet e tyre që mbron viktimat”, tha ai.

Pacolli tha se është dëshpëruese se pas 20 vitesh të masakrës në Reçak dhe pas një numri të madh të procedimeve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Beogradi vazhdon të mohojë krimet e luftës në Kosovë.

Kryediplomati kosovar u shpreh se gjatë gjithë kohës gjatë takimeve është ballafaquar me pyetje rreth Gjykatës Speciale, për çka ai tha se është dashur të ndërmerret diçka që të dihet se Kosova ka qenë viktimë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles