Ish-kryeshef i Telekomit, Gent Begolli, i cili ishte pjesë e AAK-së, sot ka kaluar në AKR.
Begolli u mirëprit në partinë e re, nga kryetari i kësaj partie, Behxhet Pacolli dhe anëtarët e tjerë, përmes një ceremonie të mbajtur në Sallën e Kuqe në Prishtinë, ku u panë edhe simpatizantë të këtij subjekti politik.
Me këtë rast Pacolli falenderoi të pranishmit, derisa tha ndër të tjera se po e ndjen veten krenar që po AKR-së po i bashkohet edhe gjenerata e re.
“Kemi një rini të mrekullueshme, rinia e Kosovës është rinia më shpirtpastër, më me fuqi positive, prandaj dëshiroi t’ju them iu priftë e mbara dhe të ecim së bashku. Ardhja e Gent Begollit është fantastike dhe një risi për ne dhe AKR është e hapur për energji pozitive dhe i dëshiroj punë të mbarë Gentit ”.
Kujtojmë që Begolli ka qenë edhe drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e parë të Shpend Ahmetit./Indeksonline/



