Site icon Prishtinapress

Pacientët paguajnë nga 150 euro materialin për operim në Klinikën e Syve në QKUK

Deri në 150 euro pacientët janë të detyruar të paguajnë për të blerë thjerëza dhe materiale specifike që duhen për heqjen e perdes së syrit në Klinikën e Syve në QKUK. Kjo po u shkakton mjaft pakënaqësi atyre.

Nga drejtoria e kësaj Klinike kanë bërë të ditur se së shpejti do të sigurohet materiali specifik.

Ymer Beqiri është njëri ndër pacientët e shtrirë në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje për heqjen e kataraktit I njohur si perde së syrit.

E për këtë ndërhyrje ai thotë se është detyruar që vetë t’i  blejë thjerrëzat dhe materialin specifik që nevojitet, e të cilat i kanë kushtuar rreth 150 euro.

“Materiali që nevojitet e që e kam blerë në barnatore private, kushton rreth 150 euro. Shpenzimet e qëndrimit në spital që kushtojnë 40 euro dhe infuzioni 30 euro. Ndoshta dikush për shkak të këtyre shpenzimeve nuk mund ta kryejë këtë operacion”, shprehet për RTV Dukagjinin, Ymer Beqiri.

Njëjtë janë shprehur edhe pacientë të tjerë, të cilët përveç kësaj, kanë thënë se kësaj qendre i mungojnë edhe disa gjëra elementare.

“Nuk kemi as jastëk ku të mbështesim kokën. Të gjitha gjërat elementare është dashur t’i sjellim vetë që janë mjaft të kushtueshme”, thotë pacientja tjetër, Mane Marku, përcjell Telegrafi.

“Pajisjet për operacion në kanë kushtuar 147 euro. Kemi shkuar i kemi blerë në barnatore private”, thotë pacienti Ramadan Hasani.

Mungesën e materialeve për operim e ka konfirmuar edhe drejtori i kësaj klinike, Adem Miftari, përmes një përgjigjeje me shkrim, teksa ka bërë të ditur se së shpejti do sigurohet edhe material specifik.

Sa i përket furnizimit me material specifik për oftalmologji janë bërë hapa konkret  në realizimin e kërkesave. Si menaxhment i ri klinikës, kemi ndërmarrë masa të menjëhershme, kemi parashtruar kërkesa tek barnatorja qendrore, me përkrahje edhe nga menaxhmenti i SHSKUK-së.  Sa i përket furnizimeve tjera ka lëvizje pozitive sikurse në krejt  SHSKUK. Pra, së shpejti do sigurohet edhe material specifik për të cilin na  ka përkrahur menaxhmeti i SHSKUK. Deri tani kanë blerë thjerrëzat me material përcjellës specifik, por janë porositur nga barantorja qendrore dhe presim furnizimin e shpejt me to, kurse me materialet tjera shpenzuese jemi furnizuar sikurse krejt SHSKUK”, tha në përgjigjen me shkrim Adem Miftari.

Miftari ka shtuar se janë në pritje të furnizimit që do të ndodhë së shpejti.

Exit mobile version