18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pa përfunduar shpronësimi, MTI nis punimet e rrugës Prishtinë – Mitrovicë

Puna në rrugën Prishtinë – Mitrovicë po vazhdon të zvarritet tash e sa vite.

Ministria e Infrastrukturës ka rifilluar punimet në këtë rrugë më 22 mars të këtij viti, saktësisht në segmentin Lumadh – Gojbulë, shkruan prishtinapress.eu

Në fillim e punimeve në këtë segment, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se gjatë këtij viti pritet që rruga Prishtinë – Mitrovicë do të arrij deri në Smrekonicë, që ka një distancë prej 5 kilometra me Mitrovicën dhe është segmenti i fundit i punimeve në këtë rrugë.

Ai thotë se pas një periudhe kohore të pritjes së finalizimit të të gjitha procedurave që kanë pasur të bëjnë me financimin, më në fund po nis edhe pjesa e operimit, të ndërtimit të kësaj autorruge të segmentit të tashëm, që është njëri nga dy segmentet, që këtë vit i ofrohet Mitrovicës që sipas informacioneve hynë deri në Smrekovnicë, dhe nuk do të ketë ndërprerje por do të vazhdohet edhe me pjesën tjetër deri në Mitrovicë.

Lajmi.net ka pyetur në ministrinë e Infrastrukturës nëse kanë përfunduar procedurat e shpronësimit në shtegun nëpër të cilin kalon rruga Prishtinë – Mitrovicë, por ata kanë treguar se pikërisht në segmentin ku kanë filluar punimet, procedura e shpronësimit ende nuk ka përfunduar.

Sa i përket shpronësimit për segmentin Gojbulë – Smrekonicë (segmenti i filluar vitin e kaluar) shpronësimi ka përfunduar në tërësi në gjatësi prej 4.5 km. Ndërsa segmenti i rrugës nga Lumi i Madh – Gojbulë (`)  shpronësimi është në procedura e sipër nga MMPH/ Departamenti i shpronësimit”, thuhet në përgjigjen e MI

Sipas përgjigjes së ministrisë së Infrastrukturës, segmenti Lumi i Madh – Gojbulë është në procedura e sipër të shpronësimit nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mirëpo ky është pikërisht segmenti ku kanë filluar edhe punimet më 22 mars.

E lajmi.net nuk ka marrë përgjigje nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në lidhje me procedurat e shpronësimit dhe në çfarë faze janë ato.

Pra, ende nuk dihet se në cilën fazë kanë arritur këto procedura në segmentin në të cilin kanë filluar punimet, pra në segmentin Lumi i Madh – Gojbulë që ka një gjatësi prej 10 kilometrash.

Projekti për rrugën Prishtinë-Mitrovicë përkatësisht Lum Madh-Mitrovice financohet nga Banka Islamike për Zhvillim (IDB), Fondi Suadit për Zhvillim (SFD) dhe Fondit Ndërkombëtare për Zhvillim (OFID).

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles