Site icon Prishtinapress

Osmani uron Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka përgëzuar edhe Partinë Demokratike dhe të gjitha partitë tjera për garën zgjedhore.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, ka shkruar Osmani.

 

Exit mobile version