Site icon Prishtinapress

Osmani takoi ambasadorin Kolly: Zvicra e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave

U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly.

Me këtë rast, Osmani e falënderoi ambasadorin Kolly për pritjen e institucioneve Zvicerane në vizitën zyrtare, si dhe shprehu mirënjohje te thellë për takimet konstruktive dhe përmbajtjesore me përfaqësuesit më të lartë institucional.

“U.d. Presidentja Osmani theksoi poashtu që si rezultat i kësaj vizite, tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe që shumë shpejt do të iniciohen projekte e nisma të tjera në fusha të ndryshme konform prioriteteve zhvillimore të qeverisjes së re. Në takim u fol për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve e me ç’rast u theksua nevoja për respektim të plotë të vullnetit të shprehur të qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media.

Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, u.d. Presidentja Osmani vlerësoi lartë gatishmërinë e autoriteteve zvicerane për të parë mundësitë për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave.

Exit mobile version