“Osmani s’ka vizion të qartë, kryeministri duhet t’i raportojë popullit jo shefave”

0
25

Uran Ismaili, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka komentuar kandidatët për kryeministër të Kosovës.

Ismaili i ftuar në emisionin DPT, në T7, kur ka komentuar, Vjosa Osmanin, kandidate nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ajo nuk ka vizion të qartë politikë.

“Osmani e ka ngrit karrierën e saj pa ndonjë vizion të qartë dhe një kryeministër i popullit duhet t’i përgjigjet popullit e jo shefave të saj. Ajo i ka dy tre shefa që duhet të ju përgjigjet”, ka thënë Ismaili.