Site icon Prishtinapress

Osmani: Qeveria është treguar e shkathët vetëm në krijimin e krizave

Deputetja nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar pas platformës së propozuar nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për një unitet politik të partive për temat e mëdha për Kosovën.
Osmani shkruan në Facebook se një qeveri me 52 vota nuk mund të gjejë zgjidhje as për temat më të vogla, ndërsa për të mëdhat sipas saj as nuk diskutohet për një gjë të tillë.

Ky është postimi i Osmanit:

 “Një koalicion me 52 vota nuk mund të gjejë zgjidhje as për tema të vogla e lëre më të krijojë konsensus për tema të mëdha. E vetmja gjë në të cilën janë treguar shumë të zhdërvjelltë është krijimi i krizave”

Exit mobile version