10.2 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani nesër vazhdon takimet me partitë e tjera

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për shpalljen  të pavlefshëm votimin e Qeverisë së Kosovës. u.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takime me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. 

Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe është thënë se data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet tek pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Osmani do t`i vijojë të mërkurën takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.

Në orën 11:00, Osmani do të takojë përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, në orën 12:00 ata të Grupit 6+, ndërkaq në orën 13:00 do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles