18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Osmani kërkon interpretim ligjor lidhur me mandatin e deputetit Etem Arif

Pas raportimit në media se deputeti Etem Arifi është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 1 vit e 3 muaj burg për mashtrim me subvencione, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, menjëherë e ka adresuar këtë çështje në instancat përkatëse meqë deri në ato momente Kuvendit nuk i ishte dërguar asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë rast.

Siç njofton Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendi i Republikës së Kosovës, kryeparlamentarja Osmani i ka dërguar letër Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatës së Apelit, nga të cilat ka kërkuar që t’i përcillen në Kuvend aktgjykimet nga të gjitha instancat gjyqësore për rastin e deputetit Etem Arifi.

Kuvendi i Kosovës, me 1 maj e ka pranuar kopjen elektronike ndërkaq me 4 maj kopjen fizike të dokumentacionit të kërkuar nga institucionet përgjegjëse. Ndaj, po të njëjtën ditë Kryetarja Osmani ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, i cili sipas fushëveprimtarisë së tij të ofroj një opinion ligjor në lidhje me mandatin e deputetit Arifi. Një opinion ligjor, kryeparlamentarja Osmani e ka kërkuar edhe nga Zyra Ligjore e Kuvendit.

Pasi që ta ketë përgjigjen nga Komisioni për mandate dhe Zyra Ligjore, kryetarja Osmani çështjen e deputetit do ta trajtojë në procedurë të rregullt në Kryesinë e Kuvendit.

“Siç mund të jeni vënë në dijeni, me 20 prill 2018, z.Etem Arifi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim me kusht, pasi ai ishte shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione. Dënimi i z.Arifi, ishte konfirmuar edhe me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, të datës 20 gusht 2019, me të cilin dënimi me burgim ishte ulur në një vit e tre muaj. Kurse, me 30 janar 2020, Kolegji i Gjykatës Supreme ka vendosur që ta refuzojë si të pabazuar, kërkesën për mbrojtje te ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtja e z.Arifi, e ushtruar kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe asaj të Apelit”, thuhet në letrën e kryeparlamentares.

Në letrën e saj, zonja Osmani ka theksuar se më 30 prill 2020, përfaqësuesi i autorizuar i z.Etem Arifi ka dorëzuar në Kuvend një memorandum sqarues përmes së cilit paraqet qëndrimin e z.Arifi lidhur me rastin në fjalë dhe implikimet potenciale rreth mandatit të tij si deputet.

Më tej, kryetarja e Kuvendit ka përmendur nenin 70, paragrafi 3, pika (6) të Kushtetutës së Kosovës, sipas të cilit mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim. Njëjtë rregullohet edhe në Ligjin nr.03/L-111 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, specifikisht në nenin 8, pika 1.6 të këtij ligji, si dhe në nenin 25, pikën (d) të Rregullores së Kuvendit.

“Duke pasur parasysh këto shkresa, luteni që të jepni interpretimin tuaj lidhur me mandatin e deputetit Arifi”, përfundon letra e kryreparlamentares Osmani.​

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles