Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e ka paraqitur në Polici rastin e kërcënimit nga deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj.
Osmani menjëherë pas ndërprerjes së punimeve të seancës së Kuvendit, i është drejtuar policisë për të paraqitur si kërcënim nga deputeti në fjalë
Këtë lajm Osmani e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.
“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, shkruar Osmani.
Kujtojmë se menjëherë pas rastit, Osmani e mbylli seancën e Kuvendit të Kosovës.