Site icon Prishtinapress

Osmani: Deklarata e SHBA për FSK’në, më e ashpra në historinë e marrëdhënieve tona

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar ngjarjet e fundit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Ajo ka thënë se Deklaratat e SHBA’së për transformimin e FSK’së janë më të ashpra në historinë e marrëdhënieve tona me këtë shtet.

“Nuk mund të bëhet Ushtria pa u koordinuar me SHBA. Ky shtet është vet NATO’ja dhe ne nuk mund ta bëjmë ushtrinë pa na mbështetur ata. Unë mendoj se deklaratat e tyre, ambasadorit janë të qarta dhe janë të më të ashprat që kanë ardhur ndonjëherë prej që Kosova dhe SHBA janë miq”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se veprimet e Hashim Thaçit pa koordinim me shtetet mike mund të jenë të rrezikshme.

Exit mobile version