Site icon Prishtinapress

OSBE e dënon sulmin që Endrit Shala ia bëri gazetarit

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medieve, Harlem Desir, e ka dënuar sulmin që i ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka bërë mbrëmë gazetarit Ensar Ramadani.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Unë e dënoj rëndë incidentin e fundit që ka ndodhur në Kosovë, ku një politikan e sulmoi fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Ky sulm duhet të hetohet në tërësi, siguria e gazetarëve duhet të jetë thelbësore që të ketë liri të mediave”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se mbrëmë gazetari në fjalë është sulmuar fizikisht nga ministri në detyrë, Endrit Shala, teksa po raportonte për plagosjen e këshilltarit të Fatmir Limajt.

OSCE media freedom@OSCE_RFoM

I strongly condemn the recent incident in in which a politician physically attacked journalist Ensar Ramadani. This assault must be investigated thoroughly; safety of journalists must be ensured and is crucial for .

Exit mobile version