Raporti mbi origjinën e pandemisë së Covid-19, shqyrtoi 4 hipoteza se si virusi depërtoi tek njerëzit, duke i renditur ato nga më e mundshmja tek më e pak e mundshmja.
Raporti përfundimtar, një studim i përbashkët i OBSH-Kinë, të cilin AFP e mori të hënën përpara botimit të saj zyrtar, përshkruan se si ekipi i përbashkët i shkencëtarëve kinezë dhe ekspertëve ndërkombëtarë, ndërtoi hierarkinë e probabiliteteve.
Ja cilat janë 4 teoritë sipas një rendi zbritës:
1. Një kafshë bartëse e ndërmjetme
Kjo hipotezë, e konsideruar nga ekspertët si një “rrugë e mundshme”, argumenton se virusi u përhap në fillim nga kafsha pritëse fillestare, me gjasë një lakuriq nate, tek një kafshë tjetër endërmjetme, para se të kalonte tek njerëzit.
Edhe pse viruset më të afërta me koronavirusin u gjetën tek lakuriqët e natës, distanca evolucionare midis atyre viruseve dhe SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen Covid-19 vlerësohet të jetë disa dekada, duke sugjeruar se mungon një hallkë në mes. Viruse shumë të ngjashme janë gjetur tek pangolinat, çka sugjeron transmetimin të paktën një herë tëspecieve të kryqëzuara nga lakuriqët e natës.
Ndërsa SARS-CoV-2 është gjetur në një numër në rritje të specieve të kafshëve, studimet sugjerojnë se ato ishin infektuar nga njerëzit. Dhe deri më tani, testet e një game të gjerë të kafshëve shtëpiake dhe të egra në rajonin ku filloi shpërthimi, nuk kanë treguar prova të pranisë së SARS-CoV-2.
Ekspertët sugjeruan se virusi mund të jetë futur në Kinë, përmes importeve të mishit në Vuhan nga fermat e kafshëve të egrat nga provinca, ku lakuriqët e natës kanë treguar se bartin koronavirusë të ngjashëm. “Ndërsa kjo nuk provon një lidhje, siguron një hap tjetër kuptimplotë për hetimin”- thotë raporti.
2. Transmetimi i drejtpërdrejtë
Kjo hipotezë, e konsideruar “deri diku e mundshme”, supozon se SARS-CoV-2 kaloi direkt nga pritësi origjinal, me gjasë nga një lakuriq nate tek njerëzit.
Raport thekson se shumica e koronavirusëve aktualë që prekin njerëzit, vijnë nga kafshët.Hetimi ka zbuluar viruse me ngjashmëri të madhe gjenetike me SARS-CoV-2 tek lakuriqët e Rhinolophus. Ai gjithashtu theksoi se “antitrupat ndaj proteinave të koronavirusit të lakuriqëve, janë gjetur te njerëzit që kanë pasur kontakte të ngushta me lakuriqët e natës”.
Megjithëse lidhja gjenetike më e afërt me SARS-CoV-2 është një virus që prek lakuriqët e natës, investigimi tregon “dekada hapësirë evolucionare” midis tyre, çka sugjeron se është më e mundur një rrugë e ndërmjetme. “Gjithashtu, kontaktet midis njerëzve dhe lakuriqëve të natës apo pangolinës, nuk ka të ngjarë të jenë aq të zakonshme sa kontakti midis njerëzve dhe bagëtive apo kafshëve të egra të fermave”- thekson raporti.
Studimet mbi zinxhirët e furnizimit të tregjeve të Vuhanit, siguruan disa “vektorë të besueshëm”, të cilat duhet të zgjerohen në vendet e tjera, thekson raporti.
3. Zinxhiri i furnizimit me ushqime të ngrira
Kjo hipotezë, e cila u gjykua “e mundshme”, sugjeron se produktet ushqimore të ngrira apo paketimi i tyre, mund të ketë qenë një rrugë e futjes dhe transmetimit të SARS-CoV-2.
Vitin e shkuar, Kina përjetoi disa shpërthime epidemike nga produktet e ngrira të importuara. SARS-CoV-2 është gjetur në paketimin e jashtëm të produkteve të ngrira, duke sugjeruar sevirusi mund të kalojë përmes produkteve të kontaminuara.
Raporti theksoi se “nuk ka asnjë provë përfundimtare për transmetimin e SARS-CoV-2 nga ushqimet, dhe probabiliteti i një kontaminimi nga ushqimet e ngrira është shumë i vogël”.
Ekspertët bëjnë thirrje për shqyrtimin e produkteve të ngrira, sidomos të kafshëve të egra të kultivuara, të shitura në tregun Huanan të Vuhanit nga dhjetori 2019, nëse kanë mbetur ende në dispozicion.
Kjo hipotezë, e cila u cilësua si “tejet e pamundur”, konsideron se SARS-CoV-2 u prezantua përmes një incidenti laboratorik. Ekspertët shqyrtuan teorinë se virusi doli nga një laborator përmes infeksionit aksidental të stafit. Por ata nuk morën në konsideratë hipotezën e lëshimit të qëllimshëm të virusit, të cilën shkencëtarët tashmë e kanë përjashtuar.
“Megjithëse të rralla, aksidentet laboratorike ndodhin”- nënvizoi raporti. Dhe CoV RaTG13, lloji më i afërt me SARS-CoV-2, i gjetur në tamponët analë të lakuriqëve, ishte sekuencuar në Institutin e Virologjisë në Vuhan.
“Nuk ka asnjë regjistër të viruseve të lidhura ngushtë me SARS-CoV-2 në asnjë laborator para dhjetorit 2019. Rreziku i rrjedhjes aksidentale të SARS-CoV-2 në laborator, është jashtëzakonisht i ulët”-shtoi ai.
“Duhet një rishikimi i rregullt administrativ dhe i brendshëm i nivelit të sigurisë nëlaboratorët në mbarë botën. Kërkohet ndjekje e provave të reja të siguruara rreth rrjedhjeve të mundshme laboratorike”-thekson raporti. / Bota.al