Site icon Prishtinapress

Organet e prokurimit publik raportojnë mbi aktivitetet vjetore

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në bashkëpunim me Projektin “Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e Prokurimit Publik në Kosovë”, i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Planet organizon konferencën “Prokurimi Publik Sot: Arritjet, Sfidat dhe Mundësitë për Kosovën”.

Kjo është një ngjarje vjetore, ku organet e prokurimit publik, të tilla si Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Organi  Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) raportojnë mbi  aktivitetet e tyre vjetore (2016).

Përveç prezantimeve të institucioneve përkatëse, një tryezë e rrumbullakët do të organizohet për të diskutuar sfidat aktuale dhe të ardhshme të prokurimit publik në Kosovë.

Aktorë të ndryshëm, përfshirë edhe komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile do të kenë mundësi për të prezantuar pikëpamjet e tyre me qëllim të prurjes së përmirësimeve në këtë sektor.

Ngjarja është përkrahur nga projekti i financuar nga BE-ja \”Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e prokurimit publik në Kosovë”.

Exit mobile version