Odat ekonomike thirrje institucioneve: Rishikojeni buxhetin, jemi pranë kolapsit

0
27

Odat Ekonomike në Kosovë kanë kërkuar që me urgjencë të bëhet rishikimi i buxhetit në mënyrë që që të bëhet rimëkëmbja ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka kërkuar që rishikimi i buxhetit të bëhet më së largu dy javët e ardhshme.

Sipas tij, duhet një konsensus i gjerë politik të ruhen vendet e punës dhe të ruhet qëndrueshmëria fiskale në vend.

“Ne kemi pasur një aktivitet ditor dhe krahas zhvillimeve kemi pasur takime sa i përket pjesës së parë është një apel për gjithë skenën politike që zhvillimet e fundit mos të vonojnë rimëkëmbjen ekonomike”.

“Tkurrja ekonomike do të jetë deri në 5 për qind që kjo ndikon në shumë aspekte. Në mënyrë që ta kalojmë sa më lehtë ne duhet të veprojmë si shoqëri, por edhe ata që marrin vendime, e kjo bëhet me rishikim të buxhetit, e kjo duhet të bëhet jo më larg se dy javët e ardhshme. Ajo çka është me rëndësi ta votojë atë pakon emergjente”, tha Rukiqi.

“Unë e kam thënë se ndoshta deputetët nuk e kuptojnë sesi ndihet një drejtor i një kompanie i cili fundin e muajit e pret me shumë probleme financiare, duke e ditur se ka një sërë problemesh, përfshirë obligimet në paga, tatime e kredi. Po ashtu sa i përket reformave duhet një konsensus i gjerë politik që të ruhen vendet e punës dhe të ruhet qëndrueshmëria fiskale në vend”.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, ka kërkuar që të lihen anash inatet politike në mënyrë që të shpëtohet ekonomia.

Ai m ë tej ka kërkuar që mos të humbet kohë, por të veprohet më shpejt në marrjen e vendimeve për rimëkëmbje ekonomike, raporton EO.

“Kemi një diskurs përçarës ndërmjet partive politike gjë që nuk po arrijnë që ta kalojnë në procedurë të shpejtë rishikimin e buxhetit, por as miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkohej konsensus me i madh brenda Kuvendit”.

“Kjo pra është thirrja jonë si dy prej institucioneve më aktive ekonomike që partitë t’i lënë inatet politike më një anë që të reflektojnë dhe t’i shtyjnë përpara vendimmarrjen që është më rëndësi në ketë moment”.

“Besoj se pakoja është mirëseardhur përtej shumës së paraparë por ajo çfarë është e rëndësishme tani është që të veprojnë sa më shpejtë”, tha Zeka.