Site icon Prishtinapress

O’Connell për shkëmbimin e territoreve: Ide tepër e rrezikshme

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruairi O’Connell duke folur për zgjedhjen e Driton Gashit, në pozitën e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka thënë se nuk ka shumë informata për këtë çështje pasi nuk ka qenë i kyçur në këtë proces.

O’Connell në Ballë për Ballë në Klan Kosova, ka thënë se janë marr disa hapa kundër nepotizmit në Kosovë, ndonëse sërish ato nuk janë të mjaftueshme.

“Nuk mund të them që asgjë nuk është bërë, nëse mendoj për masat që janë marr. Janë marr masa për uzurpatorët, e kjo ka qenë e mirëseardhur”.

Ambasadori britanik, ka thënë që është shumë mirë që çështja e murit në Mitrovicë është zgjidhur me dialog.

“Kjo çështje është zgjidhur brenda parimeve të dialogut, mes Kosovës dhe Mitrovicës Veriore. Vërtetë ka qenë e vështirë, më vjen mirë që ato janë zgjidhur duke folur, duke përdorur kornizën ligjore administrative. Është bërë sikur në çdo vend tjetër të botës, duke biseduar në mes të nivelit qendror dhe lokal”.

Ai ka thënë se çështja e krizës tashmë është tejkaluar.

“Duke dëgjuar reagimet prej qytetarëve në Mitrovicë, po duket që tensionet janë ulur. Është e rëndësishme që të mos kemi gjuhë nxitëse. Duhet të kemi parasysh që situata në Ballkan ka qenë e brishtë”.

“Është zgjidhur në mënyrë të mirë, kjo është për tu uruar”.

Por O’Connell çështjen e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, e ka cilësuar si shumë të “rrezikshme”.

“Ka vetëm një problem, është ide tepër e keqe, e rrezikshme, nuk ka asgjë për të promovuar”.

“Është ide e rrezikshme, nuk është e nevojshme. Kemi pasur luftëra shumë në Ballkan, nuk do të kemi më. Ka ndodhur gjenocid, nuk guxojmë ta rrezikojmë paqen me shumë vështirësi, nuk është e nevojshme. Të drejtat e qytetarëve të Kosovës, mund të mbrohen brenda kornizës ligjore të Kosovës. Duhet të përdoren mekanizmat që i kemi”.

Exit mobile version