Site icon Prishtinapress

Nuredin Lushtaku: Bekim Jashari tha të vërtetën, Sami Lushtaku bleu tokë me para të popullit

Nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka thënë se deklarimet e Bekim Jasharit për Sami Lushtakun janë të vërteta.

Nuredin Lushtaku ka thënë se është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit.

“Unë nuk shoh si akuza të kryetarit i shoh si të vërteta gjëra që kanë ndodh dhe e ka thënë të vërtetën”, ka thënë Lushtaku në Kanal 10.

“Kontributin e Samiut në luftë nuk mundet me ja mohu, por edhe defektet nuk mund të ja mbulon. Samia është e vërtetë që në luftë ka ble në tokë, e ka ble pas ofensivës së shtatorit.

“5-6 jave pas ofansivës ku Drenica ka qenë në mjerim, që nuk kanë pas njerëzia, as strehim, as ushqim edhe nuk e di qysh ka mujt me i shku mendja dikujt me ble tokë”, ka thënë Nuredin Lushtaku.

“E ka ble tokën prej një kushërive të vet dhe timin, i cili ka shkuar në Sarajevë në atë kohë, i cili paslufte u kthy. Gjatë mandatit të Samisë ka qenë drejtor i Bujqësisë.

“Ajo tokë nuk u ble me para të Samiut, e familjes, me 50 mijë markë, e ka pranu edhe vet që e ka ble tokën, ka dëshmitarë që janë kanë ulur me një takim në odën e Jasharajve, kur janë kanë prezent Fadil Kodra, Zenun Kodra, Sulejman Selimi, Jetullah Geci, Sahit Jashari, diku 20 persona krejt e din këtë punë.

“Bekim Jashari e ka thënë një të vërtetë, edhe pse e ka thënë e di Samiu atë punë, nuk e di pse e pengon Samiun që Bekimi eshte kryetar dhe pse duhet me luftue”

“Parate janë mbledhur për luftë, e jo për me ble tokë, nuk e di qysh e ndien vetën, kjo shoqëri e mirë, apo e keqe janë kanë mbuluar këto gjana, prit që po ndalet,

“Përveç këtyre parave, ja ka përmend edhe avokati 1 milion e gjysmë, edhe përfundim të luftës i ka marrë 1 milion franga prej Ramiz Lladrovcit, ai e di ku i ka lanë, nuk i ka shpenzu për zonën, por për interesa të veta”, ka thënë Nuredin Lushtaku.

Exit mobile version