Site icon Prishtinapress

Numri i viktimave në Itali sërish rritet, për 24 orë 743 të vdekur nga coronavirusi

Trendi pozitiv dyditor i rënies së numrit të viktimave të coronavirusit në Itali është ndërprerë sot, kjo për faktin se në 24 orët e fundit janë regjistruar 743 persona që kanë humbur jetën.

Deri më tani në Itali coronavirusi ua ka marrë jetën 6.820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176.

Megjithatë shefi i mbrojtjes civile në Itali, Angel Boreli, ka bërë të ditur se numri i personave të shëruar dita ditës po rritet dhe se paraqet gjithsesi një lajm pozitiv.

Ndërkaq pas Italisë vendi më i prekur në Evropë po vazhdon të jetë Spanja, ku vetëm sot është raportuar se numri ka arritur shifrat rekord.

Exit mobile version