Site icon Prishtinapress

Numërohen 98 për qind të votave, ky është rezultati i fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatin e 2 mijë e 496 vendvotime nga 2 mijë e 547 apo 98 për qind të votave, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i marrë 200 mijë e 449 vota apo 25.57 për qind.

Në anën tjetër Lidhja Demokratike deri më tani ka rritur që t’i sigurojë 195 mijë e 6 vota apo 24.87 për qind dhe në vendin e tretë radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 165 mijë e 445 apo 21.10 për qind, shkruan lajmi.net.

Po ashtu në bazë të këtyre rezultateve, koalicioni AAK-PSD ka mbledhur 90 mijë e 570 vota apo 11.55 për qind.

Theksojmë se votat me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta akoma nuk janë numëruar.

 

Exit mobile version