Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 30 persona, për shkak se nuk kanë respektuar kohën e kufizimit të lëvizjes, nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të vendosur nga Qeveria pas përhapjes së pandemisë së coronavirusit në vend.
Të arrestuarit janë nga qytetet e ndryshme të vendit.
Arrestimet më së shumti janë bërë në Prishtinë me shtatë raste, në Pejë me pesë raste dhe Gjakovë e Gjilan me nga tri raste, përcjell Telegrafi.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, për mos respektim të masave të Qeverisë gjatë epidemisë së coronavirusit, 13 persona janë arrestuar në Prishtinë, 5 në Pejë, nga 4 në Gjilan dhe Ferizaj, 3 në Gjakovë dhe 1 në pjesën jugore të Mitrovicës.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndalojë qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 17:00 deri në 6:00.
Në Kosovë deri më tani 140 persona janë të prekur me coronavirusin e ri. Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga ky virus.
Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.