Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq ka ndejkur nga afër sot finale e Kroacisë dhe Francës në Botërorin 2018.
Duke qëndruar pranë presidentit të Francës, Emmanuel Macron , Kitaroviq është parë të jetë shumë emocionale.
Por jo vetëm kaq, Kitaroviq ka shpërthyer në lot në përfundim të ndeshjes përderisa edhe ngushëllonte por edhe përgëzonte lojtarët e kombëtares. Duket se përpos që ka qëndruar shumë afër lojtarëve gjatë gjithë kampionatit ajo ka qenë edhe emocionalisht shumë e lidhur me këtë Botëror 2018 që u zhvillua në Rusi.