Site icon Prishtinapress

Nuk ka nevojë t’i lani çdoherë: Si t’i dezinfektoni më së miri maskat e pëlhurës pas bartjes?

Për shkak të mungesës së maskave kirurgjike nëpër barnatore, shumica kanë qenë kreativë dhe kanë filluar t’i bëjnë maskat vetjake

Mirëpo, menjëherë është shfaqur pyetja sa jeni të detyruar të bëni maska në mënyrë që pas çdo bartjeje t’i lani dhe t’i dezinfektoni?

Ekspertët i kanë dhënë përgjigje të thjeshtë kësaj pyetjeje – nuk ka nevojë t’i lani pas çdo bartjeje, transmeton Telegrafi.

E gjitha që duhet të bëni është që pas kthimit në shtëpi të merrni hekurin dhe me avullin që e krijon hekuri të sterilizoni maskën të cilën e keni bartur.

Në të vërtetë, hekuri me avull prej 100 gradësh është dezinfektimi më i mirë jo vetëm për maskat, por edhe për të gjitha gjërat të cilat i keni bartur në vete – fanellat, xhaketat, pantallonat.

Gjithashtu, në të njëjtën mënyrë mundeni t’i dezinfektoni edhe jastëkët, perdet, përkatësisht çdo gjë që duhet dezinfektuar në periudhën kur është mungesë e mjeteve dezinfektuese.

Dhe, nëse nuk keni mjaftueshëm maska kirurgjike, ne ju propozojmë që të shikoni videon dhe vetë, me siguri, të bëni njësoj maskë efikase.

Exit mobile version