Site icon Prishtinapress

Nuk ka coronavirus në Kosovë, Vitia thotë se po testohen pesë raste të dyshimta

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me coronavirusin në Kosovë, sot u takuan për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në Kosovë lidhur me Covid-19.

Pas mbledhjes, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se tash për tash pesë raste po testohen me coronavirus, kurse deri tani janë testuar 57 raste të cilat kanë rezultuar negative.

“Të gjitha këto janë masa paraprake për të parandaluar këtë virus të shfaqet. S’mund të thuhet çka do të bëhet nesër për faktin që nuk kemi asnjë rast. Po rritet gatishmëria dhe momentin e parë që ndryshojnë rrethanat do të merren të gjitha masat,  nëse ka nevojë edhe mbyllja e shkollave. Marrë parasysh që rastet që  janë konfirmuar në shtetet fqinje. Tash për tash pesë raste qe po testohen. S’ka raste të konfirmuar me coronavirus. Deri tani janë testuar 57 raste që kanë rezultuar negative”, ka deklaruar ministri Vitia para mediave.

Ai tha se do të vazhdojnë me përgatitje për raste eventuale dhe hapat e tjerë do të jenë për përgatitje në teren, ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

Exit mobile version