Nuk është si është menduar, për shkak të një pacienti gjithçka është enigmatike – kur në të vërtetë kishte mbërritur COVID-19 në Evropë?

0
21

Për shkak të një rasti me COVID-19 në Francë – që ka ndodhur qysh në dhjetor – shtrohen pyetje të shumta lidhur me fillimin e pandemisë dhe përhapjes së coronavirusit.

Në fakt COVID-19 është zbuluar në një mostër të “vjetër” të një personi që vuante nga inflamacioni në mushkëri, transmeton Telegrafi.

Tani OBSH po kërkon që edhe në vendet tjera të analizohen mostrat e vjetra të rasteve me inflamacion në mushkëri, që janë kontrolluar në fund të vitit të kaluar.

“Mund të konstatohet se pacientët që janë konsideruar si të sëmurë nga ndezja e mushkërive – në fakt kanë qenë raste të hershme të COVID-19”, ka bërë të ditur se zëdhënësi i OBSH-së, Kristian Lindmayer nga Gjeneva për ARD.

Nëse do të vinte deri te zbulimi i rasteve tjera, kjo do të ndihmonte botën të ketë një “pasqyrë më të qartë” të epidemisë. Autoritetet kineze kishin njoftuar OBSH-në për herë të parë më 31 janar për sëmundjen që sulmon mushkëritë.

Deri më tani është besuar se COVID-19 kishte mbërritur në Evropë në janar. Rasti i parë pozitiv me coronavirus ishte regjistruar në Francë më 24 janar.

Megjithatë një studim i publikuar të hënën nga një grup shkencëtarësh francezë, thuhet se ndoshta në fund të vitit të kaluar ishin lajmëruar rastet e para.

Një spital në Francë ka përsëritur testimin e mostrave të vjetra të pacientëve me ndezje të mushkërive. Është zbuluar se më 27 dhjetor një burrë ishte shëruar që kishte vuajtur nga COVID-19.