Site icon Prishtinapress

“Nuk dua të largohem nga Milani”

Hakan Calhanoglu ka pohuar se largimi i tij nga Milani është ‘jashtë diskutimit tani’.

Hakan Calhanoglu ishte lidhur me një rikthim në futbollin gjerman, mes spekulimeve se RB Leipzig kishte rënë dakord për një marrëveshje me mesfushorin.

Megjithatë, drejtuesi i kuqezinjve Gennaro Gattuso thuhet se e kundërshtoi shitjen dhe turku e pohoi një gjë të tillë.

“Unë jam në Milano, jam lojtar i Milanit dhe jam i lumtur këtu,” i tha ai për TRT Sport, përcjell prishtinapress.eu

“Pjesa tjetër është jashtë diskutimit tani. Jam duke u përgatitur për ndeshjen tonë në fundjavë.

“Në media thuhen shuam gjëra, por asgjë nuk është e vërtetë.”, ka shtuar më tej Calhanoglu.

Exit mobile version