Site icon Prishtinapress

Norvegjia i dorëzon respiratorë Qendrës Mjekësore të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes organizon sot ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me pajisje mjekësore respiratorë do të mbahet në ambientet e Qendrës Mjekësore të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Pas aktit të nënshkrimit të donacionit, ministri Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grongahl do të kenë prononcim për media.

Exit mobile version