Ajo është njëra prej artisteve më të pëlqyera në trojet shqiptare dhe jo vetëm.
Fjala është për këngëtaren Nora Istrefi, e cila tashmë ka zënë një vend të veçantë në estradë.
Nënë e një vajze është mjaft aktive në rrjete sociale, ndërsa së fundmi mori vëmendje me disa fotografi provokuese.
Nora Istrefi (Foto: Instagram)
Ajo ka publikuar disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet me një kostum transparent ngjyrë kafe.
Stili i flokëve dhe pozat që ka marrë e kanë bërë të duket edhe më e veçantë, përkundër se postimi mori menjëherë mijëra pëlqime.
Kjo pamje e Norës u komplimentua mjaft shumë edhe në pjesën e komenteve, marrë parasysh që vetëm në Instagram ndiqet nga mbi një milion njerëz.
E njëjta ka kohë që ka munguar me projekte muzikore, megjithëse përflitet prej disa ditësh për një bashkëpunim mes saj, reperes Melinda Ademi dhe reperit Gjiko.