Site icon Prishtinapress

Njofton MIA: Për shkak të punimeve, mbyllet rruga Brezovicë-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se po kryhen punime në rrugën Brezovicë-Prevallë. Për këtë arsye,qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë është ndërprerë tërësisht

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, informon publikun se janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e segmentit Brezovicë-Prevallë. Andaj ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugorë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë është ndërprerë tërësisht dhe se punimet do të vazhdojnë deri më 2 maj.

“Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të asfaltimit të kësaj rruge në këtë pjesë. Gjatë kësaj kohe qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë terësisht. Punimet do të vazhdojnë deri me 2 maj 2020”, theksohet në njoftim.

Exit mobile version