Site icon Prishtinapress

NJOFTIMI I MIT: PËR SQARIMIN E OPINIONIT PAS LAJMIT TË PAVËRTETË NGA NJË PORTAL QË PRETENDON TË PRODHOJË “LAJME BOMBASTIKE”

Me qëllim të mbrojtjes së opinionit nga dezinformimet dashakeqe, sqarojmë se  Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, nuk nënshkruan kontrata punë dhe nuk shpall konkurse sepse këto i takojnë njësive kërkuese dhe Zyrtarit Kryesor Administrativ të Ministrisë sipas hierarkisë që rregullohet me Ligjin për Zyrtarët për Administratën Publike.  Rreth angazhimit të pyetësve, ministri i MIT, sipas Legjislacionit në fuqi që merret me rregullimin e fushës së Patentë Shoferit (Ligjit 05/L-064, Ligjit nr. 06/L-066 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit, nr.05/L-064, Udhëzimit Administrativ, nr.08/16), pas marrjes së opinionit ligjor nga Departamenti Ligjor i MIT, bashkë me listën e të licencuarve dhe shpjegimin e situatës nga Departamenti i Patentë Shoferit, nënshkruan vetëm vendimet për angazhim të këtyre pyetësve, por jo edhe kontratat e tyre.

Lajmet dhe trillimet me qëllimin e vetëm që të krijohet sensacion publik dhe për përfitime personale të individëve të caktuar, që tashmë nuk janë ndonjë risi, janë dëmtim i qëllimshëm i shoqërisë. Të “vërtetat” e pretenduara, nuk zmbrapsin kryerjen e detyrave të cilat derivojnë nga Ligjet e Republikës së Kosovës. Të njëjtëve, që thirren në fakte të poseduara, u bëjmë thirrje tu drejtohen organeve të drejtësisë.

Exit mobile version