Ambasada e Kosovës në Gjermani ka shpërndarë një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që jetojnë atje, lidhur me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit.
Nga data 2 Nëntor në Gjermani do të hyjnë në fuqi këto masa ndalimi për parandalimin e COVID:
Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive
Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 Personave në hapësirë publike (shkeljet do të jenë të dënueshme)
Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe kur janë në pyetje vizitat familjare)
Nga data 2 Nëntor deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:
Shfaqjet (Teatro, Opera, Salla Koncertesh, Kinema)
Qendrat e kohës së lirë (Panairet, Parqet, Diskotekat, shtëpitë private)
Qendrat sportive (Pishinat, bazenet, saunat, qendrat e Fitnesit)
Restoranet (kafenetë, baret, klubet, restoranet)
Sallonet (sallonet e zbukurimt, masazhës, tattoo-së).