Site icon Prishtinapress

Njeriu i Trumpit thirrje kosovarëve: Votoni për Veselin që forcon miqësinë me Amerikën, të tjerët e rrezikojnë

Matt Whitaker, njeriu i besueshëm i presidentit amerikan, Donald Trump, ka elektrizuar atmosferën në tubimin zgjedhor të PDK-së në qytetin e Gjilanit.

Ai ka thënë se SHBA-ja i mbështet njerëzit që e luftojnë korrupsionin dhe e forcon miqësinë me aleatët.

Whitaker u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në këto zgjedhje për Veselin dhe një parti që e forcon raportin me Amerikën dhe jo dikush që e izolon dhe rrezikon marrëdhëniet.

“Pra, më duket se zgjedhja për popullin e Kosovës është mjaft e qartë dhe ju keni një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë. Në këto votime, zgjedhja është midis: një qeverie që do të forcojë bashkëpunimin me ne, Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë tuaj në mënyrë që të krijohet mirëqenie dhe sukses për të gjithë. Mundësitë tuaja alternative përbëjnë një rrezik, bëhet fjalë për një qeveri e udhëhequr nga politikanë që mund ta izolojnë Kosovën dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja me ne. Për një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin”, ka thënë Whitaker.

Më tej ai ka shtuar se “Që të vijnë këtu bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të jenë në gjendje ti besojnë udhëheqësve dhe qeverive të qeverive të huaja. Parakusht është luftimi i korrupsionit si një kriter i domosdoshëm. Tani për tani, amerikanët kanë hezituar të investojnë në Kosovë për shkak të frikës që kanë prej korrupsionit. Kadri Veseli nuk paraqet rrezik në këtë aspekt. Ai është një reformator. Kadri Veseli është mik i Shteteve të Bashkuara dhe mik i Iowas”.

Exit mobile version