Njëri nga terroristët e mbrëmshëm ka rrënjë shqiptare, thotë gazetari i njohur austriak

0
60

Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se njëri nga terroristet e sulmit të së hënës në Austri, ka rrënjë shqiptare.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak.

Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri, porse ishte penguar të shkojë.

“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.