Site icon Prishtinapress

Një vit me Thaçin president

Para një viti Hashim Thaçi është zgjedhur në Kuvend president i Republikës së Kosovës, ndonëse detyrën zyrtarisht e ka marrë më 8 prill të vitit të kaluar. Megjithatë, ai nuk po arrin ta luajë rolin e unifikuesit, pasi që vazhdon të bojkotohet nga opozita

Presidenti Hashim Thaçi tashmë ka mbushur një vit prej se është zgjedhur në krye të shtetit të Kosovës. I zgjedhur më 26 shkurt të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës, Thaçi pati premtuar se do të punojë gjithmonë në shërbim të vendit dhe do të jetë unifikues. Mirëpo, përderisa partitë nga koalicioni qeverisës PDK-LDK, prej të cilave edhe i mori votat Thaçi, nuk deshëm të komentojnë rreth punës njëvjeçare të presidentit, partitë nga opozita konsiderojnë se Hashim Thaçi ka punuar vetëm në dëm të shtetit të Kosovës. Përfaqësues të këtyre partive madje thonë se Thaçi ishte një figurë përçarëse, e cila punoi vetëm për ta tërhequr vëmendjen, jo më shumë.

Sipas tyre dhe njohësve të çështjeve politike, presidenti i tanishëm nuk qe unifikues asnjëherë, qysh prej kur erdhi në krye të presidencës.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, nuk ka dashur të flasë rreth punës njëvjeçare të presidentit Hashim Thaçi.

“Çka kam për të thënë? I ka instrumentet e veta, flet ai”, ka deklaruar shkurt Haliti.

Exit mobile version