Policia e Kosovës ka gjetur një veturë me targa të Beogradit, e cila ishte e braktisur afër Grandit, më saktësisht në Rrugën “Garibaldi”, e cila është duke qëndruar e ndezur për gati dy orë dhe gjendet në cilësinë e taksive.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila ka shtuar se Policia po merret me rastin.
“Rreth orës 16:00 kemi marr informatën që një veturë me ngjyrë hiri dhe me targa BG është gjetur afër Grandit. Policia ka bllokuar rrugën dhe po merret me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti për lajmi.net.