Site icon Prishtinapress

Një vajzë 12-vjeçe humb jetën nga coronavirusi, po cilësohet si viktima më e re në Belgjikë

Autoritetet belge kanë njoftuar sot se si pasojë e coronavirusit ka humbur jetën një vajzë 12-vjeçare, që po konsiderohet si viktima më e re në mesin e 700 tjerëve që e kanë pësuar në epideminë që ka goditur këtë vend.

Zëdhënësi i Qendrës Nacionale të Krizave për Coronavirus, Emmanuel Andre, ka thënë se “është një moment emocionues dhe shumë i vështirë, në pyetje është një fëmijë që ka prekur shumë edhe stafin mjekësor”

“Po mendojmë për familjen dhe miqtë e saj. Ndodh shumë rrallë, por është diçka që na ka prekur të gjithëve”, ka shtuar Andre duke mos dhënë detaje tjera për këtë fëmijë.

Autoritetet belge presin përhapje të mëtejme të virusit vdekjeprurës, duke pretenduar se piku i krizës pritet të godasë gjatë ditëve në vijim.

Exit mobile version