Një qytetar shprehet i gatshëm t’ia jap veshkën presidentit Thaçi

0
41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka pasur disa probleme shëndetësore. Ai ishte shtrirë në Klinikën e Urologjisë ku ka marrë trajtimin e duhur për shkak të problemeve që ka pasur nga gurët në veshke.

E pas këtij lajmi, një qytetar ka shprehur gatishmërinë e tij që presidenti Thaçi t’ia dhurojë veshkën, transmeton Telegrafi.

“Sot dëgjova se presidenti ka shkuar në QKUK për kontroll në veshke si rezultar ka pasur gurë, por në qoftë se veshkën e ka të dëmtuar, unë vullnetarisht ja dedikoj këtij njeriu që meriton t’ia jap pa pikë dyshimi. Të unë e ka rezervën kur të ketë nevojë, dhashtë Zoti kalon pa problem”, ka shkruar Besim Rexhepi në profilin e tij në Facebook.  /Telegrafi/