Site icon Prishtinapress

Një ndërmarrje e Prishtinës nën administrimin e “Albinistëve”

Një ndarje e thellë nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit do t’i kushtonte Shpend Ahmetit, më vendimet ne Kuvendin komunal, pasi tashmë haptas tre asamblistë të VV-së janë radhitur fuqishëm në krahë të Kurtit. Por, deri më tani Ahmeti ka zgjedhur një rrugë të mesme.

Një nder zërat më të fuqishëm pro Kurti është asamblisti, Egzon Azemi, ndërsa kundër asamblisti Genc Sherifi i cili dha dorëheqje dje nga Vetëvendosje së bashku më dhjetëra të tjerë.

Kuvendi Komunal i Prishtinës para pakë ditësh ka emëruar aksionarët e Ndërmarrjeve Publike Komunale nga radhët e subjekteve politike LVV-AKR-AAK. Pra, Ndërmarrjet pritën që të politizohen edhe me dy partitë e koalicionit të Ahmetit, raporton lajmi.net.

Në bazë të asamblistëve të caktuar tashmë është mësuar edhe se cila Ndërmarrje, do t’i takojë subjektit të caktuar politik. Por, kjo ende nuk është definuar saktë, pasi që nga një aksionarë e dërgon edhe kryetari i Komunës nga stafi i ekzekutivit të tij.

Duke pas parasysh ndarjen e thellë, një ndërmarrje publike në Prishtinë, pritët të jetë nën administrimin e njerëzve të Albin Kurtit.

Nexhat Kryeziu, është Kryeshef Ekzekutiv në “Ndërmarrjen Publike Banesore” i cili vjen nga radhët e VV-së. Ai është radhitur në krahun e Albin Kurtit. Është parë në Malishevë para pakë ditëve derisa Kurti kishte shkuar në këtë qytet për të shpalosur platformën  tij për kryetar të partisë.

Rastësisht, ose jo, si aksionarë nga radhët e VV-së nga ana e Kuvendit komunal ishte propozuar Egzon Azemi, i cili ishte votuar si i tillë, po ashtu edhe asamblisti Qendrim Sahiti i cili është përkrahës i Dardan Molliqajt. Ndërkohë pritët edhe emërimi i aksionarit të tretë nga Ahmeti, i cili do të jetë një drejtor komunal.

Kjo ndërmarrje ka qenë strehë e punësimit të militantëve të VV-së në katër vitet e fundit. Aktivisti, Pajtim Balaj është zyrtarë kryesorë i prokurimit në NPB. Ai është përkrahës i pa rezervë i Albin Kurtit.

Ndërkohë, sot kanë dhënë dorëheqje nga VV-ja dy zyrtarë që janë të punësuar në këtë Kompani, Donika Capriqi dhe Anita Shabani.

 

Exit mobile version